Njeriu, dhe Arti i agjerimit

Ramazan Fetahu

Arti është përkufizuar si gjendje shpirtërore e mbështjellur me forma natyrore [1] Kështu që njeriu përbën artin e krijimit të Zotit të paraqitur në qenësi. Ai nuk ka mundësi të kuptohet, por vetëm të përjetohet.

Çdo pjesë e krijimit përfaçson nga një cilësi apo sifat të qenies. Vetëm njeriu përfaqson qenien në thelb dhe ka një realitet ontologjik të pastër që përmes të cilit ka mundësi të rrokë realitetet e gjithë krijesave.

Për këtë arsye Allahu xh.sh thotë “E kemi krijuar njeriun në formën e përsosur ”[2] Forma e përsosur është pikërisht kjo esencë ontologjike që përmban në brendi njeriu.

Në botën e dualizmit njeriu ka mundësi të jetojë në këtë ndjenjë por edhe ka mundësi të tejhuajsohet nga vetëvetja, për këtë arsye Ramazani për të është rruga e ngritjes metafizike dhe e përqendrimin ontologjik. Atë e vendos në vendin e tij burimorë në pozitën e Ademit a.s.

Ademi a.s, është ai i cili qëndron përtej të mires dhe të keqes dhe përtej ligjeve fizike kështu që edhe Rmazani është braktisje dhe largimi nga ajo që është e ndaluar por edhe nga ajo që është e lejuar (në ditë të zakonshme), duke e përjetuar botën primordiale sikur ai.
Në lidhje me agjerimin Pejgamberi a.s thotë:”Era gojës së agjeruesit, te Zoti është më e mire se ea e parfumit”
Siç e dijmë shqisat janë një nga burimet e dijes. Njeriu përmes hundës arrinë të nuhasë. Hunda në krahasim me shqisat e tjera është më e rëndësishme, pasi se njeriu nuk mundë të jetojë pa ajër. (kurse mund të jetojë pa sy, vesh etj).

Në këtë relacion mund të themi se era (ajri) është vetë jeta e njeriut dhe për çdo frymarrje njeriu kalon procesin e evolimit të jetës ose mes jetës dhe vdekjes. Ashtu sikurse Allahu xh.sh në Kuran në lidhje me shpirtin e njeriut thotë “I kemi fryr nga shpirti ynë” Kjo frymë është brenda nesh përgjatë çdo frymarrje.

Pejgamberi a.s kur përmedn se era e gojës së agjeruesit është më e mirë se era e parfumit kjo nënkupton pozicionin e shpirtit-frymës së njeriut kundrejtë Zotit, më i mirë është gjatë Ramazanit.
Fryma e njeriut krahasohet me erën e parfumit.

Duhet të dijmë se parfumi përbëhet nga trëndafili, dhe trëndafili është përquesi më i madhë i bukurisë absolute dhe aroma e tij na e sjelll një ndjenjë të botës së përtejme.

Por përfundimisht ajo përfaqon një nga cilësitë e e Zotit pra atë të “bukurisë” kurse fryma dhe era e mirë e njeriut përfaqon emrin dhatij të Zotit atë “Hajat”.
_________________
1. Edison Çeraj “Arti si mundësi”, fq. 1.
2. Et-Tijn.

Artikulli paraprakTurqia shënon rritje ekonomike 4,8 për qind
Artikulli vijuesIsh kryeministri Gruevski merret në pyetje