Edhe pse çështje kryesore rreth figurës së tij është ajo e një sasie të madhe “mishi pa afat” të kapur nga strukturat përkatëse, Ramiz Kelmendi, biznesmeni që tashmë është bërë dhe zv/kryeministër në qeverinë e Isa Mustafës, ka marrë përsipër që të sqarojë opinionin se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.
Njeriu i “mishit pa afat” ishte në Poduvjë kur e përcolli këtën siguri politike duke shtuar se LDK i ka numrat për votimin e buxhetit të Kosovës në Kuvend dhe se ka asnjë arsye që koalicioni PDK-LDK të prishet.
Sipas tij, mes të dy partive, gjithçka është duke shkuar mirë dhe se zgjedhje nuk do të ketë deri në ato të rregulltat të cilat janë lokalet në vitin 2017 dhe ato nacionale në vitin 2018.
Kohët e fundit janë shtuar zërat në opinionin kosovar mbi zgjedhjet e parakohshme. Kjo duke parë një çarje mes dy partive në koalicion, PDK dhe LDK, bashkëqeverisja e së cilave i ngjan asaj PD-LSI në vitet 2009-2013 në Shqipëri, ku dy partitë u përkasin kahjeve të kundërta, e që për më tepër janë “gjenetikisht armike” /tesheshi.