Njësitet speciale kanë arrestuar njëmbëdhjetë persona

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës kanë arrestuar njëmbëdhjetë persona të dyshuar për grabitje me armë.

Sipas policisë personat e arrestuar, dyshohet të kenë kryer grabitjet nën kërcënimin e armëve si: revole, thika, shufra, në barnatore, posta, kazino, pompa derivatesh, në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut dhe Vitisë.

“Përveç grabitjeve, të njëjtit në dy raste të raportuara në rajonin e Prishtinës, dyshohet t’u kenë shkaktuar lëndime të rënda viktimave”, thuhet në një njoftim të policisë. Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit, në lokacione dhe intervale të ndryshme kohore.

Personat e arrestuar janë të gjithë meshkuj dhe janë shtetas të Kosovës: V. Berisha (20 vjeç), B. Berisha (20 vjeç), V. Berisha (21 vjeç), Sh. Bytyqi (23 vjeç), F. Bytyqi (24 vjeç). Këta persona, pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga organet kompetente janë dërguar në qendrën e paraburgimit.kohaislame

Artikulli paraprakRusi: Zbulohen trupat e 4 të vdekurve në minierën Kemerovo
Artikulli vijues“Hi, flm, sps…” – gjuha “moderne” e të rinjve