Njihuni me iPhone 5 më të shtrenjtë në botë

Dizenjuesi anglez Stuart Hughes, i njohur për dizenjimet e tij ekstravagante të teknologjive, ka krijuar një iPhone 5 me vlerë 17.8 milionë $. Sipas pretendimeve të Hughes ky është telefoni më i shtrenjtë në botë.

Hughes iu desh 9 javë për ta rikrijuar iPhone 5 me 24 karat flori.

I gjithi është i punuar me dorë. Butoni kryesor u zëvendësua me një diamant të zi 26 karat dhe linjat janë mbuluar me 600 diamantë të bardhë.

Patjetër që ekrani i pajisjes është bërë me xham safiri.

Logoja e Apple që gjendet te pajisja është e mbuluar me 53 diamantë.

Pajisja është parositur nga një biznesmenë kinezë.

Hughes gjithashtu tregton edhe iPhone 5 me flori më pak të kushtueshëm. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakFacebook Home është tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar
Artikulli vijues(Video) Avioni përfundon det, shpëtojnë 172 pasagjerët