Njihuni me Kosovarin që u shpërblye nga ‘Instagram’ me 25 mijë dollarë

Një shqiptar nga Kosova është shpërblyer nga rrjeti social Instagram me plot 25 mijë dollarë pasi arriti të gjejë mangësi tek ky rrjet social.

Benjamin Gecaj është nga fshati Llaushë, i komunës së Skenderajt dhe ndjek studimet e vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në kolegjin privat përcjell Magazina.al.
Ai është studenti i vetëm shqiptar nga miliona përdorues të Instagramit që arriti të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, prandaj edhe do shpërblehet me 25 mijë dollarë.

Benjamini ka theksuar se Instagram është platformë që ka tipare dalluese, por gjithsesi sipas tij nuk ka qenë e vështirë që të gjejë mangësi në sigurinë e përdoruesve.

“Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagramit dhe kam raportuar tek kompania, për këtë arsye ata më aprovuan testimet si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave që pres t’i marr në ditët në vazhdim”-tregoi Gecaj. Ai shpjegoi gjithashtu edhe mënyrën e realizimit të kësaj pune, shtoi se ka arritur që me llogari false të mbyllë shumë llogari të përdoruesve.

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE: Në mbledhjen e PDK-së hedhet edhe ideja e prishjes së koalicionit me LDK-në!
Artikulli vijuesZaev takon Hahn: I gatshëm të bisedoj me partitë shqiptare, por ka disa vija të kuqe