Zaev takon Hahn: I gatshëm të bisedoj me partitë shqiptare, por ka disa vija të kuqe

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Johannes Hahn tha se komisioneri kërkoi sa më shpejt formimin e qeverisë.

“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI dhe do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim” -tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn në Parlament.

Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe që nuk janë zgjidhur ende.

Artikulli paraprakNjihuni me Kosovarin që u shpërblye nga ‘Instagram’ me 25 mijë dollarë
Artikulli vijuesRrëfim suksesi: Rinia e diasporës shqiptare – shpik teknologji të re, krijon vende pune edhe në Prishtinë