Njoftim për opinion nga BIK-u rreth festes se Kurban Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit është ditën e martë më 15 tetor 2013.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 6:20, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj Ekrem ef. Simnica.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:26, të cilit do t’i prijë, sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 15 tetor 2013, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!/BIK/kohaislame

Artikulli paraprakGjermania e angazhuar në mbrojtjen e biodiversiteti në zonat rurale të Shqipërisë
Artikulli vijuesEgjipt: Protesta të freskëta