Kashmir, mijëra njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë për shkak të konflikteve të armatosura

0
154

Për shkak të konflikteve në kufirin e Pakistanit dhe Indisë në zonën e Kashmirit e cila është nën kontrollin e Indisë mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet kanë theksuar se në Indi mbi 10 mijë civilë kanë braktisur fshatrat në zonën kufitare dhe pritet që ky numër të rritet akoma. Siam Kumar një nga banorët e zonës Samba në një prononcim për gazetarin e AA tha se: “U detyruam të largohemi nga shtëpia jonë për të mbijetuar. Që nga muaji tetor i viti të kaluar unë dhe familja ime largohemi për herë të tretë nga shtëpia jonë. Ne jetojmë një jetë refugjatësh dhe kemi humbur shpresën tonë”.

Ndërsa Kamesh Sing një nga banorët e shatit Mangu Çak tha se: “Në fshatin tonë u shembën 20 shtëpi. Arat tona janë të mbushura me predha topi ku shumica e tyre janë të pa-shpërthyera. Nuk duket se ne kemi për tu kthyer së shpejti në fshatin tonë”.

Mes Pakistanit dhe Indisë konfliktet e armatosura në rajonin e Kashmirit vazhdojnë në intervale që prej gjashtë muajsh. Në konflikte nga të dyja palët deri tani të paktën 24 civilë kanë humbur jetën. India dhe Pakistani pasi fituan pavarësinë nga Britania në 1947 për shkak të rajonit Kashmir në 1948, 1965 dhe në 1971 patën hyrë në luftë