Nobel-in e Paqes këtë vit e ka marrë presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos. Kjo për meritën në përpjekje për marrëveshjen me fraksionin rebel të FARC-ut.
Por edhe pse kjo e fundit dështoi, pasi ditë më parë populli kolumbian refuzoi me votë në referendum, atë që ishte cilësuar si “ujdia historike e paqes” me rebelët e FARC, Juan Manuel Santos u vlerësua për katër vite negocim me liderin e FARC-ut, Timoleon Jimenez. Për komitetin e Nobel-it, njerëzit në referendum nuk refuzuan thelbin e paqes me rebelët, por specifikat e saj.
“Komiteti shpreson se çmimi i paqes t’i jepet Juan Manuel Santos për fuqinë për të arritur suksesin në këtë detyrë të vështirë. Ajo që shpresojmë ne është se në vijim populli kolumbian do të korrë frytet e procesit të pajtimit me rebelet e FARC”, tha një përfaqësuese e Komitetit të Nobelit.
Për shumëkënd besohej se Nobeli i Paqes do të shkonte për “Helmetat e Bardha” të Sirisë. /tesheshi.com/