Schulz: BE do të dakordohet me Turqinë për çështjen e refugjatëve

BRUKSEL (AA) – Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka pohuar se Bashkimi Europian do të dakordohet me Turqinë për çështjen e krizës së refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Schulz në një deklaratë për gazetarët theksoi se nëse nuk dakordohen me Turqinë për rivendosjen e refugjatëve numri i tyre do të shtohet. Ai duke u shprehur më tej se për këtë arsye shpresojnë të dakordohen me Turqinë tha se: “Të paktën Turqia bisedon me ne, ku disa vende të tjera as nuk bisedojnë”.

Kreu i Parlamentit Europian duke rikujtuar se ditën e nesërme përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare të BE-së do të jenë në Bruksel për të diskutuar se si do ti sjellin refugjatët në Europë, ai ka vlerësuar më tej se: “Me qëllim për të ndaluar rrjedhën e refugjatëve që hyjnë në Europë përmes rrugës së Greqisë do të dakordësohemi me Turqinë”.

Artikulli paraprakVIDEO – A mund të ndryshohet karakteri i njeriut
Artikulli vijuesPutin: Operacionet rus në Siri, stërvitja më e mirë ushtarake