Nokia EOS, smartphone me kamerë 41 megapiksel

Nokia EOS është duke punuar në pajisjen e saj të re Windows Phone 8.

PureView posedon sensorin e kamerës prej 41 megapiksel dhe thuhet se edhe Nokia EOS do të posedoj kamerë të ngjashme. Së fundi nëpër internet kanë rrjedhur fotot aktuale të pajisjes së re të Nokias.

Sic mund të shihet në foton e mësipërme, pajisja e re ka një kamerë të madhe në pjesën e prapme, një blic masiv për një pajisje të tillë si dhe një dritë asistuese për fokusim. Pajisja në foto mund të jetë vetëm prototipi i pajisjes aktuale pasi që pjesa ‘XX Mega Pixel’ tregon që ky nuk është version final.

Deri tani nuk kemi informata mbi planet e Nokia për lancimin e kësaj pajisje./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMicrosoft: Internet Explorer harxhon më pak energji se gjithë shfletuesit e tjerë
Artikulli vijuesSamsung prezanton karikuesin uajrles për Galaxy S4