Norvegji, shqetësime ngase muslimanët po përhapen me të madhe

“Norvegjia është në luftë, dhe në rrugën drejt Ballkanizimit”, ka deklaruar Tore Tvedt, themeluesi i Lëvizjes Neonaciste Vigrid në Norvegji.

Ai ka shprehur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor kundër terroristit norvegjez ultraracist Anders Breivik, i cili vitin e kaluar vrau 77 veta, shumica të mitur, pas aktivizimit të një ombe në afërsi të Qeverisë në Oslo dhe në masakrën e kryer në ishullin Utoeya.

Kjo Lëvizje dhe një lëvizje tjetër “Stop Islamizimit të Norvegjisë” kanë shprehur shqetësime për islamizimin dhe ballkanizmin e shtetit të tyre, nga numri i madh i emigrantëve të huaj, që përmes ligjeve liberale po arrijnë të integrohen dhe zhvillohen si komunitete në shtetin e Norvegjisë.

Por, drejtuesit e këtyre organizatave kanë theksuar se janë kundër masakrës së kryer nga Breivik, ndërsa ata kanë zgjedhur format e protestës për të shprehur revoltën e tyre për praninë e shtuar të emigrantëve të integruar të huaj. (INA/kohaislame

Artikulli paraprakDisa urtësi administrative për përmirësimin e kualitetit të administrimit të punës
Artikulli vijuesBERISHA PRITI MINISTRIN E KOSOVES NENAD RASIC