Norvegjia e Brejvikut shtrëngon masat antiterrorizëm

– Norvegjia pritet të shtrëngojë ligjet antiterrorizëm, bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë, duke thënë se vendimi është marrë pas mësimit që u nxor nga sulmet e kryera në vitin e kaluar nga Anders Brejvnik, i cili pat vrarë 77 njerëz.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se qeveria dëshiron ta lehtësojë dënimin e atyre që planifikojnë sulme terroriste dhe atyre që veprojnë të vetëm, transmeton REL.

Brejvnik kishte planifikuar me vite të tëra sulmin e dyfishtë-vendosjen e një bombe në ndërtesën qeveritare dhe vrasjen e dhjetëra të rinjve në një kamp veror./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSi të ia zgjedhish lojërat fëmiut tënd?
Artikulli vijuesEULEX-i arreston katër shqiptarë në veri