Pushtohet parlamenti i Libisë

Disa dhjetëra persona të armatosur pushtuan Parlamentin e Libisë, në një shfaqje të tërbimit të tyre për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Personat e armatosur kërkuan që disa prej ministrave të zëvendësohen, për shkak të lidhjeve që kanë pasur me regjimin e ish-diktatorit Muammar Gaddafi.

Të paktën disa dhjetëra kamionçina me armë kundërajrore të montuara janë vendosur në rrugën kryesore që të çon në Parlament, për të penguar një ndërhyrje të autoriteteve.

Libia mbajti zgjedhjet e para demokratike në historinë e saj në muajin korrik, por negociatat për formimin e qeverisë së re zgjatën disa muaj, duke u konkretizuar më parë, gjatë javës./BS/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli e pranon vrasjen e Abu Jihad
Artikulli vijuesAI kërkon drejtësi për viktimat e dhunimit në Bosnjë