Çdo vit, Instituti Legatum, me qendër në Londër, publikon treguesit vjetor global te prosperitet, një studim i madh që rendit vendet më të begatë në botë.
Shuma e parave që një vend ka është një faktor i prosperitetit, por Instituti Legatum konsideron më shumë se kaq në renditjen e saj.
Organizata krahason 89 faktorë për të dalë në përfundim me listën e saj. Këta faktorë përfshijnë indikatorët tradicionale si Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe numri i njerëzve në punë me kohë të plotë, si dhe opsione më interesante të tilla si numri i serverave të sigurt dhe sa mirë ndjehet popullata në ditë të zakonshme.
Faktorët janë të ndarë pastaj në 8 nënindekse: ekonomia, sipërmarrja e mundësitë, qeverisja, edukimi, shëndeti, siguria dhe rendi, liria personale dhe kapitali social.
Indeksi ka studiuar 142 vende të cilat kanë të dhëna më të plota, më poshtë keni 31 shtetet ku niveli performancës është më i lartë.