SHBA dënon irakianin me burg të përjetshëm

Një irakian, i cili është denuar si fajtor për akuza që lidhen me terrorizëm, është dënuar me burgim të përjetshëm në Kentaki të Shteteve të Bashkuara.

Gjykata e Qarkut atje ka shqiptuar dënimin për 25-vjeçarin Mohanad Shareef Hammadi.

Bashkëpunëtori i tij, Waad Ramadan Alwan, 30 vjeç, ka marrë dënim më të vogël, pasi ai ka “tradhtuar” shokun e tij, dhe ka bashkëpunuar me prokurorët, pas arrestimit të tij në maj të 2011-ës.

Hammadi dhe Alwan janë shpallur fajtorë për konspiracion se gjoja ata kishin deshiruar te grumbullonin te holla për t’ia dërguar, Al Kaidës në Irak, për të blerë armë.

Artikulli paraprakAutomobili feston ditëlindjen e vet të 127-të
Artikulli vijuesIzraeli nuk merr pjesë në takimin me UNHCR-në për të Drejtat e Njeriut