Nuk hiqet barrikada mbi Ibër, ajo zhvendoset për disa metra (Video)

Barrikada mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë do të zhvendoset për disa metra. Ajo nuk do të jetë më barrikadë, as park, por një shesh ku nuk do të mund të qarkullojnë veturat.
Mirëpo, edhe sheshi i votuar muaj më parë nga asambleja komunale e veriut nuk do të jetë përskaj urës.

Ai do të zhvendoset disa metra më lart, në mënyrë që të mundësohet qasja nga ura në rrugën kryesore në veri të Ibrit.

Burime ndërkombëtare të TV Dukagjinit kanë bërë të ditur se ky ka qenë plani i prezantuar nga BE-ja në takimet e fundit mes grupeve punuese në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, që po zhvillohet në Bruksel.

Marrëveshja do të finalizohet mes dy kryeministrave, Mustafa dhe Vuçiq po në Bruksel më 23 qershor.
Aty do të zyrtarizohet edhe një marrëveshje tjetër, e që ka të bëjë me shpërndarjen e pjesëtarëve të formacionit paraushtarak të Serbisë në veri ëMbrojtjes Civileë, të cilët do të integrohen në institucionet e Kosovës.

450 pjesëtarë të këtij formacioni do të amnistohen nga veprimet e deritanishme kundër shtetit të Kosoëvs dhe do të bëhen pjesë e institucioneve të tij, duke u punësuar në mbrojtje të kishave dhe objekteve religjioze, në agjencinë e mbrojtjes së pyjeve dhe disa institucione tjera.

Të dyja këto marrëveshje vlerësohen si kompromise të Serbisë ndonëse janë veprime brenda territorit të Kosovës.

Ky vlerësim ka bërë që kryeministri Vuçiq që disa ditë të paralajmërojë se takimi i radhës me Mustafën do të jetë i rëndë.

Burime të TV Dukagjinit kanë treguar se menjëherë pas këtyre dy marrëveshjeve Prishtinës do t`i kërkohet krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive. Asociacioni, pos tjerash, do të ketë nën kontroll edhe një batalion të FSK-së që do të përbëhet vetëm nga komuniteti serb.

Të dyja këto marrëveshje do të jenë kompromise të dhimbshme nga pala kosovare.
Vetëm pas këtyre veprimeve do të mund të vlerësohet se marrëveshja e Brukselit e arritur me shumë bujë është jetësuar. /TV Dukagjini/ kohaislame
Artikulli paraprakZgjedhjet në Shqipëri gati të dështuara – pjesëmarrje e ulët
Artikulli vijuesTradita e shtrimit të iftareve vazhdon në çdo cep të Shqipërisë.