Nuk humbisni dot peshë? Ky është problemi juaj

Ndonjëherë përpiqemi shumë me dieta nga më të ndryshmet por sërish nuk e arrijmë dot peshën e kërkuar.
 
Faji? Metabolizmi juaj!
 
Sipas një studimi të fundit moshumbja në peshë është për shkak të ADN-së tonë.
 
Disa persona e kanë në ADN që të mos marrin apo zbresin në peshë ashtu si njerëzit e tjerë.
 
Kur ata nisin një dietë metabolizmi i tyre nis të ngadalësojë duke bërë që rënia në peshë të jetë minimale.
 
Studimi u krye nga disa shkencëtarë të qeverisë amerikane.
 
Në 12 persona obezë vetëm disa prej tyre arritën peshëne  dëshiruar pas një diete të fortë.
 
Personat që nuk iu përgjigjën dietës u testuan sërish dhe rezultati ishte i njëjtë.
 
“Metabolizmi i disa personave nuk u përgjigj njëlloj. Testuam sërish dhe rezultatet treguan se përgjigjet e trupit ndaj dietave të ndryshme varen nga ADN-ja e tyre”, tha Tam Fry, drejtuesi i studimit.
Artikulli paraprakLëvizja ‘Protestoj’ kërkon dorëheqjen e Gruevskit
Artikulli vijuesErdogan zbret në Tiranë me 100 biznesmenë