Lëvizja ‘Protestoj’ kërkon dorëheqjen e Gruevskit

0
189
Lëvizja qytetare e vetë-organizuar protestoj ka shpalosur kërkesat e saj pas dorëheqjeve në kabinetin e Gruevskit.
 
“Ne do ta fitoj regjimin e padrejtë! Dominot filluan të bien! Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, 12 Maj, i pranoi dorëheqjet e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jakulloska, Ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski dhe Udhëheqësit të Drejstorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov.
 
Dorëheqjet janë fitore e qytetarëve dhe shenjë inkurajuese se veprimtaria jonë veç ka filluar të sjellë ndryshime pozitive! Por, ne nuk ndalojmë këtu! Rikonstruim kozmetik i Qeverisë ose ndryshimi i një elite korruptive me një tjetër nuk do të ndihmojë në tejkalimin e krizës së sistemit me të cilën janë të ballafaquar Maqedonia dhe qytetarët e saj. Për këtë, ne do të jemi në rrugë deri sa të përmbushen tre kërkesat tona themelore:
 
1) Dorëheqje urgjente dhe marrje e përgjegjësisë politike dhe ligjore e gjithë Qeverisë në krye me Nikolla Gruevskin për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe jo etike;
 
2) Lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar nga 5 Maji e këndej;
 
3) Formim i Qeverisë për demokratizim të institucioneve dhe mundësim të zgjedhjeve fer dhe demokratike.
 
Qytetarët, i thërrasim tu bashkangjiten më bindshëm dhe mëm masovikisht protestave çdo ditë në ora 18:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë! Ky është vetëm fillimi! Së bashku, të bashkuar në frymën e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes, qëndrojmë përpara lirisë dhe jemi më të fortë se kurrë! Vazhdojmë më tutje! Bashkangjitu!
 
Do të fitojmë!”, thonë nga Lëvizja protesto.