Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për shtrim të kërkesës për njohje të së drejtës aë azilit, informon MPB.
Sipas MPB-së, nga 01.01.2016 deri dje, janë dhënë vërtetime për gjithsej 89.623 shtetas të huaj, prej të cilëve 35.381 janë të gjinisë mashkullore, 19.617 janë të gjinisë femërore, 34.399 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 226 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 44.734, Afganistanit 26.546 dhe Irakut 18.337.
Gjatë ditës së djeshme deri në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesë për njohjen e të drejtës së aziliz, në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. Nga fillimi i vitit deri sot kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit kanë shtruar 29 persona (22 prej Sirisë dhe shtatë prej Afganistanit) në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.