Vulin: Thaçi nuk e pyesin gjë në negociata

Shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha sot se është jo-serioze nga ana e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që të kundërshtoj bisedime të drejtpërdrejta me palën serbe.

Si mysafir në programin e mëngjesit të televizionit Pink, Vulin tha se përkundër qëndrimit negativ nga pala kosovare, Beogradi është pro dijalogut me Prishtinën, dhe se dëshiron që të gjej zgjidhje, pasi të dëgjohen me vëmendje argumentet e saj.

Shefi i qeverisë në Prishtinë tha të dielën se nuk do të ketë dialog direkt me Beogradin, pa ndërmjetësimin e Brukselin.

“Është shumë jo-serioze që z. Thaçi të sillet në mënyrën që – një ditë të kërcënojë me luftë, kurse ditën tjetër të thotë se nuk dëshiron të negocioj”, tha Vulin.

Ai edhe ka shtuar se Beogradi po negocion më shumë me bashkësinë ndërkombëtare “sesa me Thaçin, sepse ai nuk pyetet kush e dinë se sa”. /rel

Artikulli paraprakKosovë: 731 vetëvrasje
Artikulli vijuesUshtria e regjimit sirian pretendon se ka arrestuar dy oficerë të Arabisë Saudite