Kushdo që vepron ndonjë vepër të ndaluar duke i pasuar epshet e kënaqësitë e veta, duhet ta dij se shumë shpejt do të kaloj kënaqësia dhe ajo që mbetet është pasoja dhe e keqja e mëkatit.
Kalon kënaqësia ndërsa mbetet turpi dhe dënimi për mëkatin.
Kalon kënaqësia dhe mbetet mjerimi. Sa të këqija janë duartrokitjet e njerëzve për veprat e liga.
Prandaj thuhet:
Kënaqësia përfundon shumë shpejt nëse mbështet në mëkat,
Ajo që mbetet më pastaj, është: poshtërimi e turpi dhe e ardhmja e vuajtur nga pasojat;
Nuk ka mirësi nga kënaqësia pas të cilës qëndron Zjarri!
Abdurrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr (Allahu e ruajtë!)