Nuk ka nënshtetas të Maqedonisë të vrarë dhe lënduar në sulmet terroriste në Stamboll

1 Min Read

Nuk ka nënshtetas të Maqedonisë të lënduar dhe vrarë në sulmin terrorist që ndodhi sot në orën 10 në mëngjes në Stamboll

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë në Stamboll, Zerin Abaz, për agjencinë Meta ka deklaruar se sipas informacioneve që deri më tani i kanë marr, nuk ka nënshtetas të Maqedonisë të lënduar ose vrarë.
Asnjë nënshtetas i Maqedonisë nuk e ka kontaktuar konsullatën maqedonase.
Abaz porositi se ato gjenden në dispozicionin e të gjithë nënshtetasve të Maqedonisë në Stamboll.
TAGGED:
Share This Article