Agani fton hungarezët të investojnë në Kosovë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Laszlo Szabo, së bashku me ambasadorin hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz.

Gjatë takimit, Agani ka falenderuar delegacionin hungarez për ndihmën dhe përkushtimin e treguar ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, Agani ka shtuar se seministria që ai drejton është duke punuar intensivisht në projektin që do të zgjidh problemin e ujërave të zeza në qytetin e Podujevës, por edhe në Liqenin e Batllavës dhe për këtë qëllim ftoi Qeverinë hungareze të participojë në këtë nismë.
Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Laszlo Szabo, i ka ofruar mbështetje ministrit Agani në projektet mjedisore, konkretisht në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza, në frymën e së cilit do të realizohet edhe projekti në fjalë.
Artikulli paraprakKosovarët në ISIS: Skenderi 300, Isa 70 – Kush po rren?
Artikulli vijuesHaxhinasto pret Ambasadorin e ri të Kuvajtit, e njeh me mundësitë për investime