KUJDES: PAMJE TE RENDA
Të vrarë dhe të masakruar.
Rrugët e Filipineve po mbushen me trupa njerëzish pasi presidenti i ri i vendit, Rodrigo Duterte, i ashtuquajturi ‘Ndëshkuesi” i shpalli luftë krimit.
Duterte erdhi në pushtet me premtimin se do të zhdukte krimin në vend brenda gjashtë muajsh, duke vrarë mijëra kriminelë.
Ai u zotua se do i vrasë vetë ata.
Të dhënat tregojnë se 402 të dyshuar për trafik droge janë vrarë që kur Duterte mori detyrën në qershor.
Këtu nuk përfshihen qindra të vrarë nga vigjilentët.
Ka dyshime se një skuadër e përgatitur nga qeveria po eliminon trafikantët.
Të frikësuar shumë përdorues dhe trafikantë droge janë dorëzuar vetë në polici.
Mendojeni pak: Janë plot 565 mijë persona që janë dorëzuar që kur nisi operacioni.