Tiranë, të dehurit vrasin me thikë një të ri në urban

(E plotesuar)  Policia vuri në pranga autorin e vrasjes së një 22-vjecari në autobus. Artur Zeqiri vrau me thikë në zemër shtetasin Sajmir Cedja, pas një sherri në autorin e linjës së kryeqytetit Qendër-Shkozë. 

Nga të dhënat e policisë, autori pas vrasjes u largua nga vendngjarja në drejtim të Fierit. 35-vjecari ishte fshehur në kryegjyshatë dhe u arrestua pasditen e së shtunës nga efektivët e policisë.
Sipas uniformave blu, Zeqiri rezulton një person me precendentë penalë të mëparshëm. Ai ishte shpallur në kërkim dhe nga drejtësia turke.

Një 22-vjeçar humbi jetën teksa udhëtonte në linjën urban Qendër–Shkozë rreth orës 22 e 40 minuta të së shtunës.

Pas një debat me një të ri, Sajmir Cedja ka marrë disa goditje me thikë ne zemër. Ngjarja e rënde ndodhi brenda autobusit, në afërsi të stacionit pranë Markates së Vjeter, në lagjen Ali Demi.

Sipas dëshimtarëve, dy persona kanë patur mosmarreveshje në autobus dhe më pas kanë vijuar me konflikt fizik dhe në perdorimin e thikave.

Konflikti në autobus midis viktimës dhe autorit ka qenë për shkakun se, në gjendje të dehur, kater të rinj ishin duke bërtitur me të madhe, ndërsa viktima u ka kërkuar atyre të mos shqetësonin pasagjeret.

Duke parë konfliktin e rënde që po ndodhte në autobus, drejtuesi i mjetit ka hapur deren e autobuzit, duke bere qe te dalin me vrap te gjithe pasagjeret e shokuar.

Kjo ne fakt ka bere qe policia te mos i gjeje dot te gjitha deshmite okulare, pasi pasagjeret jane shperndare.

Pasi e ka qelluar, autori i vrasjes eshte larguar me shpejtesi duke perfituar edhe nga erresira, duke u futur mes per mes blloqeve te shumta te pallateve.

Policia tha se identifikimi dhe kapja e autorit te krimit eshte çeshtje oresh, pasi ajo ka shoqeruar ne ambientet e komisariatit tre persona te cilet shoqeroheshin me te, por qe ishin ne gjendje të dehur. Te tre te shoqeruarit kryesore sipas policise, mendohet se e njohin autorin e krimit./tch

Artikulli paraprakSony sjell tabletin Xperia Z
Artikulli vijuesGreqi, tjetër përpjekje për arratisje me helikopter, të përfshirë shqiptarë