“NUN”-i shtron iftar për besimtarët musliman

Fondacionin “NUN” të martën ka organizuar iftar për besimtarët musliman të rrethinës së Shkupit por edhe më gjërë. Të pranishëm ishin mbi 300 persona, të cilët u mirëpriten nga organizatorët e NUN.
Kishte edhe mysafirë edhe trevat e tjera shqiptare si Kosova e Lugina e Preshevës. Pas iftarit kishte edhe një program të shkurtër ku para të pranishëmeve performoi Adem Ramadani me disa citate të zgjedhura nga Kurani. Pastaj në emër të organizatorëve foli Muharrem Ismaili, duke i falënderuar për prezencën.
Pastaj fjalën e morri hoxha nga Dragashi, Shaban Haxhi ku përcjelli mesazhe tolerance dhe vëllazërie mes besimtarëve, si e vetmja formë për të ndërtuar një komunitetit të fuqishëm. Ai u shpreh se falënderimi ndaj Zotit, duhet të jetë një prej gjërave që nuk duhet të ndalemi asnjëherë, për shkak se ne jemi të rrethuar me shumë begati dhe mirësi nga Ai.
Në fund foli edhe hoxha nga Shkupi, Bekir Halimi i cili porositi të pranishmit me këto pika:

-Shtone besimin në Allahun

-Mos rrini larg tubimeve të diturisë

-Merrni fenë prej hoxhallarëve të besueshëm

-Qëndro larg ekstremizmit dhe dhunës

-Të zgjedhim problemet e vendit tonë, mos u harxho në problemet e huaja

-Angazhohu tua mësosh fenë tjerëve (thirrja islame)

-Ndihmo në projektet e ndryshme humanitare

-Bën sabër në këtë rrugë (rruga është e gjatë)
Pas këtij fjalimi, u përmbyll ky program duke vazhduar besimtarët në biseda dhe takime mes vete.

Ky iftar mbahet organizohet çdo vit nga “NUN”-i./KohaIslame

2 3 4

Artikulli paraprakHarroni sëpatën, njihuni me pajisjen e re dhe efikase për qarjen e druve (Video)
Artikulli vijuesAktakuzë për rastin “Stenta”, në mesin e tyre edhe ministri Ferid Agani