UNESCO vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa

0
455

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) vendosi që Judaizmi nuk ka lidhshmëri me Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin e UNESCO-s kritikohet mënyra e administrimi të Jerusalemit dhe vendeve fetare dhe të shenjta nga ana e Izraelit.

Sipas vendimit, Jerusalemi është një vend i shenjtë për muslimanët, krishterët dhe për judistët. Në vendimin e marrë në mënyrë të veçantë theksohet lidhshmëria e muslimanëve me Mesxhid-i Aksa kurse nuk përmenden pretendimet e Izraelit për lidhshmërinë e Judaizmit më këtë rajon.

Projekt-rezoluta e propozuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të UNESCO-s u miratua me 24 vota ‘pro’ dhe me 6 vota ‘kundër’.

Të përmbajtura ishin 26 vende kurse dy vende nuk morën pjesë në votim. Franca e cila u përball me reagimin e Izraelit votoi e përmbajtur, kurse SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania ishin në mesin e shteteve që votuan ‘kundër’.

Bordi i UNESCO-s i cili përbëhet nga 58 anëtarë ditën e hënë përsëri do të votojë projekt- rezolutën e miratuar.

Gjithashtu, bordi i njëjtë i UNESCO-s në muajin prill ka marrë edhe një vendim tjetër ku potencohet lidhshmëria e muslimanëve me Mesxhid-i Aksa-në.