Nura u shkruan letër të hapur institucioneve

Riza Nura, nënshtetas i Australisë, i sulmuar nga Policia e Kosovës ditën kur kryeministri serb Ivica Daçiq vizitoj Kosovën, u ka shkuar letër të hapur institucioneve në vend. Letra ka shkuar në adresë të presidentes, Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi, institucioneve të drejtësisë dhe të gjithë ambasadave në Kosovë.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur letrën në tersi të Nurës:

Letër e hapur për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga
Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Institucioneve të drejtësisë;
Dhe të gjithë ambasadave në Kosovë

Unë, Riza Nura, nënshtetas i Australisë, jam duke u mbajtur peng nga institucionet e Kosovës për shkak se më është konfiskuar pasaporta australiane.
Arsye e konfiskimit të pasaportës sime është një keqkuptim, për shkak se unë e kisha kundërshtuar njërën nga vizitat e shumta të kryeministrit të tanishëm serb Ivica Daqic. Unë nuk kam mundur të pajtohem me një zëdhënës që e ka mbrojtur kasapin e Ballkanit dhe ai po vazhdon të mos kërkojë falje për krimet që i ka bërë. Familjarëve tonë ende nuk u gjendet eshtrat që janë djegur nëpër furrë larta në Serbi dhe unë e kam kundërshtuar, kam protestuar si çdo vend të botës, si edhe në shtetin ku jetoj Australi, që protestohet dhe kundërshtohet, mirëpo po më akuzojnë se kinse kam sulmuar Policinë e shtetin tim, shtetit të Kosovës, që unë kam angazhuar edhe senator të shtetit Amerikan të interesohen për Kosovën.
Të nderuar unë jam duke e pritur një gjykim që është duke u zvarritur, Policia e Kosovës kanë ushtruar dhunë ndaj meje, kam thyrje të brinjëve, dhëmballëve, lëndime serioze në kok, shfaqje të harresës. Kontrollet që i kam bërë, mjekët më kanë rekomanduar që sa më shpejt ta lëshoj Kosovës për të shkuar në Australi për shërim, për shkak se në mushkri kam një flluskë e cila mund të shpërthej dhe shëndeti im përkeqësohet seriozisht, e përgjegjësin do ta mbani ju si institucione para shtetit të Australisë.
Shteti i Australisë është interesuar për mua dhe unë kam kontaktuar me ta. Ministria e Punëve të Jashtme e Australisë më ka thënë se nëse deri në fund të këtij muaji shteti i Kosovës nuk ta kthen pasaportën, atëherë detyrohet shteti i Australisë të ndërhyjë duke ma sjellë pasaportën nga atje dhe duke më larguar nga Kosova.
Unë nuk jam i interesuar të bëhem skandal diplomatik, por seriozisht e kam, shteti i Australisë është duke e përcjell shumë seriozisht këtë problematik.
Unë do ta ndjek ligjërisht çdo dëmtim që më është bërë. Më kanë shkaktuar probleme familjare, stres. Më është stresuar familja, fëmijët e mi nuk kanë dëshirë të dëgjojnë për Kosovën për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj meje.
Uroj që ta merrni seriozisht kërkesën time. Po ashtu uroj që të mos bëhet skandal diplomatik çështja ime, por të merreni seriozisht me rastin tim.
Sinqerisht
Riza Nura/ind/kohaislame

Artikulli paraprakBllokohet puna në Rashkë, serbët nuk i sjellin eskavatorët
Artikulli vijuesKositësja e barit si vetëtima