Obama-Castro shtrëngojnë duart në Panama

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro shtrënguan duart dhe u përshëndetën me fjalë për pak kohë, të rrethuar nga liderë të tjerë mbrëmjen e kaluar në Panama, me rastin e fillimit të Samitit të Amerikave.
 
Disa media, përfshirë gazetën ”El Pais”, dokumentuan këtë çast me fotografi dhe video.

Në një prej tyre, publikuar nga disa website latinoamerikane, duken Obama dhe Raul Castro, të rrethuar nga shumë persona, mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke u përshëndetur dhe duke shtrënguar duart në mënyrë të përsëritur.

Pa dhënë hollësi, Shtëpia e Bardhë bën fjalë për një takim jozyrtar.
Gjatë orëve të ardhshme pritet një takim mes tyre.kohaislame
Artikulli paraprakIbërdemaj e Lajçi: Në Dukagjin u bënë veteranë ata që ishin refugjatë
Artikulli vijuesBIÇIKLETA E MENÇUR ME AFTËSI SOCIALE