Vriten 12 persona në konfliktin e Jemenit

0
108

Të paktën 12 persona kanë vdekur në veri të Jemenit pasi komuniteti suni ju përgjigj dhunës sistematike të shiitëve me sulm, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Sulmi ka ngjarë gjatë natës ndërmjet të dielës dhe të hënës, në krahinën Omran, dhe paraqet valën e fundit të dhunës në pjesën veriore të këtij shteti.

Muaj të tërë të dhunës së sistematike nga ana e shijave mbi komunitetin suni, ka hedh dyshimet për një pajtim kombëtar në Jemen, që është shtet fqinj i eksportuesit kryesor të naftës në botë Arabisë Saudite.

Sipas medieve ndërkombëtare, në mesin e viktimave janë tetë shija dhe katër suni, të grupit Al Ahmar.