Obama dhe Putin u takuan Paris

Presidenti amerikan,Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin, kanë biseduar në Paris lidhur me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli vijën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë njoftuar se takimi ka pasur qëllim zbutjen e tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë.

Siç thuhet, Obama ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e pilotit rus, ndërsa dy liderët kanë biseduar edhe për çëshjen e Sirisë dhe Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka konfirmuar se Obama dhe Putin gjatë konferencës Klimatike në Paris kanë mbajtur një takim 30 minutësh, në të cilin është diskutuar “Siria” dhe “Ukraina”.

Ndryshe në Paris filloi sot konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP21).

Konferenca do të zgjasë deri më 11 dhjetor ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 195 shtete, 150 liderë dhe rreth 10 mijë zyrtarë të ndryshëm.

Për të ndjekur konferencën janë akredituar 3.000 gazetarë ndërsa organizatori një vëmendje të veçantë i ka përkushtuar sigurisë, për çka janë angazhuar 11 mijë policë.

Artikulli paraprakArabët i kundërpërgjigjen rusëve: “Mbështetje për prodhimet turke”
Artikulli vijuesForcat franceze vrasin 28 fëmijë në Irak