Obama: Më shumë taksa për të pasurit

Kjo është kundërshtuar ashpër nga republikanët, të cilët e quajnë të papranueshme

Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa cilado parti të jetë në pushtet, duke paralajmëruar kështu vazhdimin e krizës së borxhit.

Obama tha se Kongresi duhet të veprojë kundër të ashtuquajturit “shkëmbi fiskal”, një paketë rritjesh taksash dhe shkurtimesh të shpenzimeve e parashikuar për vitin e ardhshëm. Nderkohe ne nje konferencë paralele, zëdhënësi i Dhomës Republikane, John Boehner deklaroi se rritja e taksave do të ishte e papranueshme.

Analistët financiare paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara do të mbeten në reçesion nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Obama ka bere vazhdimisht thirrje qer te pasurit të paguajnë më shumë, por një plan i tillë kundershtuar nga republikanët. “Shkëmbi fiskal” parashikon përfundimin e epokës së taksave të George W. Bush në fund të 2012-ës, skemë kjo e shoqëruar me shkurtime automatike të shpenzimeve për ushtrinë dhe sektorë të tjerë të brendshëm.

“Ne nuk mund të ndërpresim rrugën e prosperitetit. Nëse vërtet duam të reduktojmë defiçitin, atëherë do të na duhet të kombinojmë shkurtimin e shpenzimeve me të ardhurat. Dhe kjo do të thotë t’u kërkojmë amerikanëve të pasur që të paguajnë pak më shumë taksa. Unë dua të shprehem qartë. Nuk jam i fiksuar pas çdo detaji të planit tim, jam i hapur për kompromis, jam i hapur për ide të reja, por refuzoj të pranoj ofertat që nuk janë të balancuara.

Presidenti përsëriti planin e tij për rritje të taksave për kë fiton mbi 250 mijë dollarë në vit, ndërsa i bëri thirrje kongresit për zgjatjen e kuotave aktuale për 98 për qind të taksapaguesve.

Analistët e Buxhetit paralajmërojnë se SHBA do ta arrijë kulmin e recesionit, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje. Ne nje kohe qe Obama kthen vëmendjen e tij për formimin e një mandati të dytë në detyrë, administrata e tij pritet të pësojë një tronditje javët e ardhshme. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta dhe Sekretari i Thesarit Timothy Geithner janë në mesin e atyre që pritet të lënë postet e tyre.kohaislame

Artikulli paraprakMyftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla
Artikulli vijuesKidnapuesit Arben Sfishta, 6 vjet burgim