Meksikë, tërmet me magnitudë prej 5.9 ballë

Tërmeti është ndjerë në kryeqytetin kryesor meksikan Mexico City ku janë banorët e shqetësuar braktisën godinat dhe mbushën rrugët.

Një tërmet me fuqi prej 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot në pjesën jugore të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti është ndjerë në kryeqytetin kryesor meksikan Mexico City ku janë banorët e shqetësuar braktisën godinat dhe mbushën rrugët.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 29 kilometra në verilindje të qytetit Pinotepa de Don Luis, në shtetin jugor meksikan Oaxaca, në thellësi prej 24.4 kilometrave.

Luis Felipe Puente, shefi nacional i shërbimit emergjent, ka reaguar në Twitter, duke shkruar se nuk ka lajmërime për dëme në shtetet jugore Puebla, Chiapas dhe Guerrero.

Kryebashkiaku i Mexico City, Angel Mancera po ashtu ka theksuar se nuk ka lajmërime për dëme materiale dhe viktima në njerëz në qytet.

Artikulli paraprakÇaj majdanozi për këmbët e ënjtura
Artikulli vijuesZjarr në një hotel në Kajro, 20 të lënduar