Obama nën akuzë

Presidenti amerikan akuzohet se po i shërben Downing Street-it pasi deklaroi se Britania e Madhe do të renditej në fund të radhës në marrëveshjet tregtare amerikane, nëse do të largohej nga BE.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë u kritikua nga aktivistët e fushatës pro shkëputjes, pasi paralajmëroi për pasojat që do të kishte një veprim i tillë.
Nigel Farage i UKIP tha se Obama po i nënshtorhej urdhrave të Cameron. “Mendoj se është e turpshme’”, pohoi ai. Konservatori Liam Fox, i quajti si të papërshtatshme komentet e tij.
“Na tha se është miku jonë më i mirë dhe se kemi një marrëdhënie të veçantë, por nese do të shkëputemi nga BE do të na ndëshkojë”, deklaroi Fox.
Parlamentari konservator, Dominic Raab, e cilësoi Obamën si një President pa shumë influencë në fund të mandatit e i cili po i bënte një favor mikut të vjetër britanik.
Ndërkohë Downing Street hodhi poshtë pretendimet se kishte nxitur Obamën drejt deklaratave të tilla.

I pari i Uashingtonit gjendet në një vizitë 3 ditore në Britanië e Madhe. Ndërhyrja e tij në një çështje që ka përçarë britanikët vjen vetëm pak javë para referendumit të 23 qershorit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin David Cameron, Obama tha se Shtetet e Bashkuar dëshironin rritjen e influencës britanike, përfshirë brenda BE-së.

Artikulli paraprakMësimi mbi fenë në shkolla: Çka thonë politikanët, e çka klerikët fetarë?
Artikulli vijuesMbyllet padia ndaj 8 kryeministrave shqiptarë, ja argumentimi i Gjykatës