Obama: Nuk duhet të dekurojohemi

Presidenti amerikan, Barack Obama i bëri thirrje sot patriotëve të tij të mos dekurajoheshin nga pamjet e akteve të dhunës antiamerikane në botën myslimane, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.

“E di se pamjet që shohim në televizion janë shqetësuese, por nuk duhet të dekurajohemi”, deklaroi presidenti.

Aktet e dhunës, që vazhduan këtë javë në disa vende myslimane, kishin në shënjestër ambasadat amerikane dhe shkaktuan të paktën gjashtë të vdekur mes protestuesve.

Për më tepër, katër amerikanë duke përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Libi, humbën jetën nga një sulm kundër konsullatës amerikane në Bengazi./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBrahimi: Kriza në Siri, rrezik për gjithë botën
Artikulli vijuesA po zbardhet misteri ‘vetëvrasjes’ së Dino Asanajt