Franca ka ndërmarr një operacion ushtarak në Mali

Presidenti francez, Fracois Hollande ka thënë se forcat e armatosura franceze kanë filluar kryerjen e operacioneve ushtarake kundër “islamistëve” në veri të Mali-it.

Hollande u tha gazetarëve të premten në Paris se operacioni francez, i kryer së bashku me trupat ushtarake Mali-t, do të zgjasë, për “aq kohë sa është e nevojshme”.

Franca ka udhëhequr një nismë për veprim diplomatik ndërkombëtar në Mali sipas tyre kundër “ekstremistëve islamikë”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në dhjetor autorizoi dislokimin e një force të udhëhequr nga afrikanët e mbështetur edhe nga shtetet evropiane.

Qeveria Malit këtë javë bëri thirrje për një ndihmë urgjente ushtarake nga Franca pasi luftëtarët islamikë kishin avancuar më tej në jug në territorin të kontrolluar nga qeveria./BS/kohaislame

Artikulli paraprakVjen se shpejti “USB flash drive” i pare 1 TB
Artikulli vijuesUdhëzimi profetik gjatë përkujdesjes për fëmijët