Obama, personi më i fuqishëm në botë – Merkel e dyta

Presidenti amerikan Barack Obama, për të dytin vit me radhë është personi më i fuqishëm në botë, në bazë të listës së revistës “Forbes” të njerëzve më me ndikim në botë.

“Obama fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe i fitoi edhe katër vjet për programin e tij”, thotë “Forbes”, duke shtuar se Obama u ballafaqua me sfida të mëdha, të tilla si kriza e buxhetit, shkalla e lartë e papunësisë dhe trazirat e reja në Lindjen e Mesme.

“Megjithatë, Obama mbetet komandant suprem i ushtrisë më të madhe në botë dhe kreu i superfuqisë së vetme ekonomike dhe kulturore”, shkruan “Forbes”.

Në vendin e dytë në listën e më të fuqishmëve është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vitin e kaluar ishte në pozitën e katërt.

“Merkel është shtylla kurrizore e Bashkimit Evropian dhe fati i euros varet mbi shpatullat e saj. Ajo e tregon fuqinë e saj me zgjidhjen e krizës evropiane të borxhit, me masa të rrepta kursimi”, shpjegon revista amerikane.

Vendi i tretë i takoi presidentit rus Vladimir Putin, i cili u rizgjodh në këtë pozitë – pas disa viteve të ndërrimit të posteve të presidentit dhe të kryeministrit me Dmitry Medvedevin.

“Ai përsëri bëri atë nga e cila kurrë nuk hoqi dorë”, shkruan “Forbes”.

Nga vendi i katërt e deri te i dhjeti janë plasuar: Bill Gates, Papa Benedikti XVI, drejtori i Rezervave federale amerikane – Ben Bernanke, mbreti saudit Abdullah, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane – Mario Draghi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës – Xi Jinping, si dhe kryeministri britanik – David Cameron.

Guvernatori i New Yorkut, Michael Bloomberg, ishte në vendin e 16, sepse pos punës në një qytet të madh është edhe miliarder, manjat mediatik dhe filantrop, shkruan “Forbes”.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, këtë vit është në vendin e 16, që është për 16 vende më keq se në vitin e kaluar.kohaislame

Artikulli paraprakGreqia më e korruptuara në BE
Artikulli vijuesArrijnë tifozë serbë në veri, priten trazira?!