Obama reagon ndaj kritikave të Erdogan: Vrasjet, brutale dhe mizore

Presidenti amerikan Barack Obama ka denoncuar vrasjen e tre studentëve muslimanë në “Chapel Hill”, një universitet i Karolinës Veriore, duke e quajtur ato “brutale dhe mizore”.

 

Në një deklaratë të tijën, Obama thotë se askush në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëhet objektiv i sulmeve për “atë çfarë paraqesin” apo “kë adhurojnë ata”.

 

Komentet e tij vijnë pas kritikave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për heshtjen e deritanishme të presidentit Obama.

 

Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, policia është ende duke hetuar motivet e vrasjeve, kjo për shkak se familjarët e viktimave pretendojnë se ishte një krim prej urrejtjes fetare. FBI ka nisur një hetim veçmas për këtë çështje.

 

Deah Shaddy Barakat, bashkëshortja e tij Yusor Mohammad dhe motra e saj Razan Mohammad u gjetën të vdekur gjatë mbrëmjes së të martës në shtëpinë e tyre pranë Universitetit të Karolinës Veriore, ku Barakat ndiqte studimet për stomatologji.

 

Artikulli paraprakProfili i njeriut që po terrorizon Tiranën
Artikulli vijuesLSDM: Gruevski i frikësuar, aprovon punësime të shumta