Obama rrit ndihmën për Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obana, ka nënshkruar ligjin, i cili do të sigurojë ndihma shtesë për Izraelin, në vlerë prej 70 milionë dollarësh.

Ky hap ndodh në prag të vizitës që do të zhvillojë në Izrael rivali i tij republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Mit Romni.

Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se Uashingtoni do t’i sigurojë së shpejti paratë për Izraelin, përkatësisht për mburojën e raketave me rreze të shkurtër, të njohura si “Iron Dome”.

Presidenti ka thënë se ligji vë në dukje “angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në Izrael”.

Romni është kritik i politikës së Obamës ndaj Izraelit dhe ka premtuar se do të rrisë ndihmat për shtetin hebre.

Zyrtarët e Obamës thonë se administrata tashmë ka siguruar ndihma rekorde për Izraelin./rfe/kohaislame

Artikulli paraprakUshtria e Assadit nis kundërofensivën në Aleppo
Artikulli vijues“Der Standard”: Serbia duhet të mbahet nën presion