Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje publikut britanik që të qëndrojë në Bashkimi Evropian, në mënyrë që ky bllok të mbetet i fortë dhe i përfshirë në çështjet botërore.
Obama ka thënë se Britania mund të jetë edhe më e suksesshme në trajtimin e problemeve të vështira, si terrorizmi, migrimi dhe ngadalësimi ekonomik, nëse është pjesë e një blloku më të madh.
Presidenti i ka bërë këto komente në Londër ku do të qëndrojë për një vizitë treditore.
Ai do të drekojë sot me Mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth, dhe më pas do të takojë kryeministrin David Cameron.
Në muajin qershor, Britania do të mbajë një referendum për anëtarësinë e saj në BE.