Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në vijim është letra që presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:
I dashur z. Kryetar,
Në emrin e popullit amerikan, si dhe në emrin e Michelle dhe në emrin tim, ju përcjell urimet e mia për ju dhe për qytetarët e vendit tuaj me rastin e kremtimit të festës së Fitër Bajramit.
Ramazani është një kohë kur myslimanët anembanë botës – duke përfshirë komunitetin dinamik të myslimanëve amerikanë – mblidhen së bashku në një akt përkushtimi, dashurie dhe vullneti të mirë. Është një kohë kur xhamitë, qendrat kulturore, institucionet komunale dhe komunitetet ndërfetare u hapin dyert fqinjëve, më të dashurve të tyre, dhe atyre në gjendje të rëndë për të ngrënë iftar dhe për të zhvilluar dialog rreth vlerave tona të përbashkëta dhe dinjitet të ndërsjellë. Edhe pse i shkurtër, Ramazani përbën një mundësi të rëndësishme për të reflektuar mbi humanizmin tonë të përbashkët dhe vlerat për shërbimin ndaj të tjerëve dhe për paqen.
Uroj që ky vit në vijim t’ju sjell sa më shumë gëzim dhe mirëqenie. Urime festa e Fitër Bajramit!