HRW: Trupat siriane bëjnë ekzekutime në masë

Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë trupat siriane për ekzekutime në masë.

Human Rights Watch akuzon trupat qeveritare siriane për masakrim të popullsisë me armë konvencionale

SHBA dhe Rusia synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin për konferencën e paqes për Sirinë. Këtë e deklaruan ministrat e jashtëm të dy vendeve, John Kerry dhe Sergej Lawrow, të premten në Gjenevë. Paralelisht me këtë të dy qeveritë do të vazhdojnë negociatat lidhur me modalitetet konkrete të çarmatimit nga armët kimike në Siri. Bisedimet do të vazhdojnë fillimisht të premten në Gjenevë. Në fund të shtatorit do të mbahet një tjetër takim i dy ministrave në kuadër të diskutimit të përgjithshëm të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Kerry dhe Lavrov vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit sirian Kerry dhe Lavrov vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit sirian

Trupat qeveritare siriane akuzohen për krime ndaj popullsisë

Ndërkohë organizata Human Rights Watch ka akuzuar trupat qeveritare siriane për ekzekutime masive në dy vendbanime dhe i ka kërkuar asaj sqarim të hollësishëm të çështjes. Ushtarët dhe luftëtarët aleatë të tyre kanë vrarë në maj gjatë ofensivës në qytetin bregdetar Banijas së paku 248 vetë ndër ta edhe fëmijë, bëri të ditur organizata në raportin e saj të publikuar të premten.

Human Rights Watch e dënoi dhunën si “një nga ekzekutimet më të rënda që prej fillimit të konfliktit në Siri». «Ndërsa vemendja e botës është përqëndruar, që të garantojë që regjimi sirian, të mos përdorë më armë kimike kundër popullsisë, ne nuk duhet të harrojmë se trupat qeveritare siriane kanë përdorur mjete konvencionale për të masakruar personat civilë”, theksoi eksperti për Lindjen e Mesme, Joe Stork.

Human Rights Watch kërkon që keqbërësit të ndëshkohen
Mijëra vetë janë të detyruar të arratisen nga lufta Mijëra vetë janë të detyruar të arratisen nga lufta

Sipas të dhënave qeveria e ka konfirmuar ofensivën në Banijas dhe al-Bajda. Ajo ka deklaruar se janë vrarë vetëm «terroristë», por ka mundësi që të kenë ndodhur edhe disa «gabime». Ndërsa dëshmitarët kishin njoftuar për shuarje të qëllimtë të familjeve të tëra, deklaruan aktivistët e të drejtave të njeriut.

Organizata e të drejtave të njeriut kërkon, që keqbërësit të përgjigjen, ashtu si dhe për vrasjet e tjera, të kryera qoftë nga trupat qeveritare, ashtu edhe nga rebelët. Ajo i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të angazhojë gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë. «Këshilli i Sigurimit ka shansin, që të pengojë vrasjet e tjera, jo vetëm ato për të cilët janë fajtore armët kimike”, theksoi Human Rights Watch./dw/kohaislame.com

Artikulli paraprakSiria zhvendos armët kimike drejt vendeve fqinje
Artikulli vijuesGjermania kërkon personel shëndetësor jashtë vendit