Në përpjekje për të shuar jehonën e deklaratave të tij kundër Skënderbeut dhe pas vendimit të Shqipërisë për t’i ndaluar atij hyrjen në Shqipëri, historiani turk, Talha Ugurluel ka mohuar të ketë lëshuar deklarata të tilla ndaj heroit tonë kombëtar.
Në një sqarim të publikuar në faqen e tij në “Facebook” thotë se Skënderbeu është përdorur nga europianet kundër miqësisë së shqiptarëve me osmanlinjtë, transmeton top-channel.
“Skënderbeu ishte një shqiptare si shumë të tjerë, të cilët në kohën e Muratit II i ishin bashkuar Perandorisë. Skënderbeu i doli kundra Perandorisë dhe ka luftuar 25 vjet kundër osmanlinjve. Europianët mbështetën fuqishëm Skënderbeun për t’i dalë kundër miqësisë turko-shqiptare”, shkruan turku.
Më tej historiani turk shpjegon se në fjalimin e tij në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe në Shkodër, ka shpjeguar historinë e vërtetë dhe miqësinë mes dy popujve që në kohën e Perandorisë.
“Skënderbeu mund të ketë qenë kundër osmanlinjve, por kjo gjë nuk dëmton miqësinë turko-shqiptare. Sepse për qindra vjet, heronjtë shqiptarë, si Sami Frashëri, Mehmet Akifi apo shumë të tjerë kanë qenë dhe liderë të turqve. Ne, nuk shqetësohemi nga liderët tanë, poetet tanë, artistet tanë shqiptarë, por krenohemi me ta”.
Megjithëse ka mohuar të ketë deklaruar se Skënderbeu ishte vrasës fëmijësh dhe i grave si terroristët, dhe u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë keqkuptim siç e quan, ai ka pastruar nga faqja e tij postimet që i kanë bërë shqiptarët të videos me deklarimet e tij reale, ku gjenden fyerjet për Skënderbeun.
You Might also Like
Kina para ndryshimit të pushtetit
2.200 delegatë mblidhen së bashku më 8 nëntor në Pekinnë kongresin e 18 të Partisë…
By
5 Min Read
Llojani, fshati i trafikimit të refugjatëve
Rruga ballkanike e refugjatëve është një minierë e pasur për trafikimin e njerëzve. Si funksionon…
By
1 Min Read
Kujtime – Shejh Shuajb Arnauti – shkruan studentja e tij shqiptare
(disa fjale t`pakta për atë anën tjetër të Sheh Shuajbit) Emri i Sheh Shuajbit ishte…
By
18 Min Read
Tërheqja e celularit të ri të Samsung, ul çmimet e aksioneve
Kompania Samsung Electronics ka regjistruar rënie të konsiderueshme të çmimit të aksioneve pasi bëri të…
By
1 Min Read
Ç’po ndodh me Arabinë Saudite? 20 shtete kryejnë super-manovrën
Forcat e armatosura të 20 shteteve janë mbledhur në veri të Arabisë Saudite të dielën…
By
1 Min Read
Katari dhuron 50 milion dollarë ndihmë për muslimanët rohingya
Katari ka dhuruar 50 milion dollarë për muslimanët rohingya të cilët kanë ikur nga…
By
1 Min Read
