Lajmi i fundit: Ka ndërruar jetë mbreti i Arabise Saudite

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah ibn Abdulaziz al Saud, ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare, njofton televizioni shtetëror saudit.

Lajmi për vdekjen e mbretit saudit erdhi disa javë pasi ishte shtrirë në spital dhe ishte diagnostikuar me pneumoni (ndezje e mushkërive).

Pozitën e tij do ta trashëgojë vëllai i tij 79 vjeçar Selman ibn Abdulaziz. Ai do ta marrë pushtetin menjëherë, ndërsa varrimi i mbretit Abdullah do të bëhet brenda 24 orësh.

Artikulli paraprakNoam Chomsky pret revolucion të ri në Egjipt
Artikulli vijuesErdoan: Shkollat e Gulen-it jashtë vendit do të zëvendësohen