OKB dënon vrasjen e gazetarëve nga opozitarët e Bashar Asad

OKB edhe një herë ka dënuar veprimet e grupeve të armatosura dhe terroriste në Siri dhe kësaj here ka dënuar vrasjen e një gazetari sirian nga ana e tyre.
Irina Bokova, kryetare e agjencisë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në OKB duke dënuar këto akte ka thënë: Ne jemi tepër të shqetësuar nga sulmet kundër medias dhe vrasjes së gazetarëve në Siri.

Vrasja e gazetarëve në Siri është tronditëse dhe në u kërkojmë palëve në konflikt që të respektojnë të drejtat e gazetarëve dhe të ruajnë jetët e tyre, si dhe te lejojnë që ata lirisht të kryejnë detyrën e tyre në këtë vend, shtoi ndër të tjera znj, Bokova.

*Është interesante se reagimet vijn vetëm pas vrasjes së një gazetareje të vetme të televizionit shtetëror të Sirisë, e nuk ka pasur regaime edhe pse deri më tash në Siri janë vrarë mbi 80 gazetarë, në mesin e tyre edhe reporterët më të mirë ndërkombëtar. 

Artikulli paraprakGjendjen e llogarisë në KEK mund ta kontrolloni përmes Internetit
Artikulli vijuesTurqia nis bashkëpunimin ushtarak me regjimin Izraelit