Gjendjen e llogarisë në KEK mund ta kontrolloni përmes Internetit

Sot, teknologjia ecën me hapa shumë të shpejt. Shumica e kompanive dhe korporatava duhet t’i përcjellin trendet e teknologjisë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët e tyre.

Thënia e mirënjohur “Na shkoj jeta tu prit n’ren” po fillon të përditësohet përsëri kur flasim për pagesat e energjisë elektrike. Keni qeragji dhe dëshironi të informoheni në statusin e pagesave të tyre? Apo vetëm dëshironi të dini shpenzimet e fundit për muajin e ftoht që sapo kaloi?

Për të bërë një gjë të tillë nuk kemi nevojë të shkojmë e të vizitojmë njëren prej zyreve të KEK-ut, por mund ta kryejmë nga rehatia e shtëpisë. Vizitoni linkun më poshtë the përcillni instruksionet e KEK-ut për krijimin e llogarisë.

Disa hapa te shkurt se si të regjistroheni:

Hape ueb faqën zyrtare dhe kliko Këtu që të dërgon tek Faktura Online. Pastaj tek pjesa e poshtme nëse ende nuk jeni regjistruar kliko regjistrohu këtu(shih foto).

Gjithsesi duhet vendosur ID numri i Konsumatorit dhe numri e faturës së fundit të paguar, si në fushat e me poshtme(shih foto).

ID numri i Konsumatorit ne te cilin është regjistruar Fatura mund ta gjeni ne Faturë(shih foto), dhe

Pasi te vendosni numrin i cili gjindet ne faturën e fundit të paguar(shih foto), kliko VAZHDO.

Pastaj jipen detajet tuaja për sigurinë e Logimit dhe duhet pritur deri sa ta pranosh si konfirmimin dhe aprovimin më E-mailin nga KEK-u.

Dhe n’fund kyçuni tek faktura Online duke përdorur llogarine tuaj që të shohësh pasqyrën e faturave dhe pagesave.

Artikulli paraprakKontrolloni gjendjen e llogarisë në KEK përmes Internetit
Artikulli vijuesOKB dënon vrasjen e gazetarëve nga opozitarët e Bashar Asad