Afganistan: Nga sulmi në konvojin e NATO-s se paku 5 të vrarë

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, në provincën lindore Kapisa, janë vrarë pesë dhe janë plagosur së paku 15 të tjerë.

Sulmi ndodhi sot herët në mëngjes, në një treg në lagjen Taqap.

Policia tha se cak i sulmit ishte konvoji i NATO-s me kamionë furnizues, por sulmi ndaj konvojit nuk rezultoi plotesisht i sakte, ndërsa e goditi edhe një shtëpi, duke i shkatërruar muret e saj dhe duke i vrarë personat që ishin brenda.

Një zëdhënës për Forcën Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja, në Afganistan, mohoi se nga pjesëtarët e aleancës te jene vrarë apo plagosur gjatë sulmit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm me bombë.

Artikulli paraprakSHBA: Amerikani dënohet me 35 vjet për terror në Mumbai
Artikulli vijuesOKB: Hetime për vrasjet nga amerikanët dhe çifutët me aeroplanë pa ekuipazh