Emiri i Katarit dhuron 250 milionë dollarë dhe thërret palestinezët të bashkohen

Emiri i Katarit u ka bërë thirrje palestinezëve që t’i tejkalojnë dallimet e dukshme dhe të ribashkohen.
Ai është pritur si një hero gjatë vizitës në Rripin e Gazës. Kjo është vizita e parë nga kreu i një shteti që kur grupi islamik Hamas mori pushetin në territorin palestinez në vitin 2007.

Duke folur në Universitetin Islamik të Gazës, Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani shtroi pyetjen: “Pse vëllezërit nuk duhet ulur së bashku e të pajtohen”?, transmeton Rel.

Ai gjithashtu kritikoi palestinezët e ndarë se nuk kanë strategji të qartë të rezistencës dhe lirisë.

Sheiku sot u prit nga kryeministri i Rripit të Gazës nga Lëvizja Hamas, Ismail Haniya dhe i gjithë kabineti i tij.

Haniya tha pas takimit se vizita e tij shënon thyerjen e bllokadës së Izraelit në Gazë.

Vizita e Emirit të Katarit u dha moral palestinezëve të Gazës.

Kryeministri i qeverisës së Hamasit, Ismail Hanije e cilësoi si historike këtë vizitë, për faktin se kjo është vizita e parë që realizohet në Gaza në nivelin e kryetarit të shtetit që nga viti 1999 e këtej.

Emiri i Katarit gjatë vizitës premtoi edhe një ndihmë me vlerë 250 milionë dollarë për palestinezët e Rripit të Gazës.

Ndihmat e Katarit mbartin një rëndësi shumë të madhe pasi Izraeli vazhdon të zbatojë bllokadë ekonomike me qëllim dobësimin e Hamasit që qeveris për një kohë të gjatë Rripin e Gazës.

Pritet që me anë të ndihmave të Katarit palestinezët që jetojnë në Gaza të marrin sadopak frymë lirisht.

150 milionë dollarë do të shpenzohen për projektin e ndërtimit të banesave që do të realizohet pranë qytezës Han Yunus.

Mungesa e materialeve të ndërtimit në Rripin e Gazës ka arritur kulmin për shkak të sulmeve ajrore që Izraeli vazhdon pa ndërprerje në këtë zonë.

Katari planifikon që materialet e ndërtimit për të cilat ka nevojë Gaza ti transportojë në Gaza nga kufiri egjiptian për shkak të embargos ekonomike që zbaton Izraeli.

Vizita e Emirit të Katarit në Gaza është pritur me reagime nga Izraeli.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit tha se nuk e kanë kuptuar vizitën e Emirit të Katarit Hamad el-Sani në cilësinë e përkrahjes së Hamasit./trt

Artikulli paraprakUshtria pushton rrugët e Bejrutit
Artikulli vijuesPacolli takoi presidentin e Sudanit Jugor