OKB i bën thirrje SHBA-s për të hequr dënimin me vdekje

Raportuesit e OKB-së, Juan Mendez dhe Christof Heyns kanë dërguar një deklaratë me shkrim pas vendimit për dënimin me vdekje kundër 21 vjeçarit Tsarnaev.
 
 
GJENEVË (AA) – Raportuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB), pas vendimit të muajit të kaluar që Dzhokhar Tsarnaev të ndëshkohet me dënim me vdekje për shkak të sulmeve me bombë në prill 2013, në maratonën sportive “Boston Marathon”, i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shfuqizuar dënimin me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Raportuesit e OKB-së, Juan Mendez dhe Christof Heyns kanë dërguar një deklaratë me shkrim pas vendimit për dënimin me vdekje kundër 21 vjeçarit Tsarnaev.
 
“Edhe pse krimi i kryer nga Tsarnaev bie në krime të rënda, një vendim i tillë është në kundërshtim me veprimtaritë që kryejnë Shtetet e Bashkuara për të hequr dënimin me vdekje. Ne u bëjmë thirrje SHBA-ve që të marrë vendim në lidhje me vënien e moratoriumit mbi dënimin me vdekje dhe për të hequr tërësisht dënimin me vdekje”, theksojnë nga OKB-ja.
 
Ata vunë në dukje se Tsarnaev mund të dënohet me burgim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje.
 
Tsarnaev u shpall fajtor më 4 prill të këtij viti, në 30 pika të akuzës për sulm me bombë, të cilën e kishte kryer së bashku me vëllain e tij Tamerlan në maratonën e Bostonit.
 
Bomba shpërtheu në afërsi ku kalonin atletët, ku u vranë tre persona, ndërsa 260 të tjerë u plagosën. Vëllai i tij vdiq më vonë gjatë të shtënave me policinë. Sulmi është konsideruar si më vdekjeprurësi në Amerikë që nga sulmet e 11 shtatorit në vitin 2001 në New York.kohaislame
Artikulli paraprakHoxha më i mirë me futbollistin më të mirë shqiptar
Artikulli vijuesZëvendëskryeministri Stojanovic: Kosova mund të destabilizohet nëse s’ka marrëveshje për Gjykatën